Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

De Biasi bëhet gjyqtar, iu referon të rinjve

Italian Gianni De Biasi speaks to journaNdodh edhe kështu: mungojnë gjyqtarët dhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi del vullnetar për t’i zëvendësuar. Ngjarja ka ndodhur jo më larg se 24 orë më parë në Kamzë, në qendrën e ekipeve kombëtare.

Në ditën e fundit të seleksionimit (sot nxirren konkluzionet nga FSHF-ja), që po zhvillon Federata Shqiptare e Futbollit me të rinj të datëlindjeve 1999, kanë munguar gjyqtarët që do të arbitronin një takim miqësor mes lojtarëve të grumbulluar.

Drejtuesit e kësaj ngjarje, Bujar Kasmi, Redi Jupi si zyrtarë të federatës, si dhe trajnerët Gianni De Biasi, Paolo Tramexani, Altin Lala dhe Xhemal Mustedanagiq, e kanë marrë me shumë sportivitet këtë gjë, aq sa në fund nuk kanë pritur që “xhaketat e zeza” të mbërrinin në Kamzë, duke përzgjedhur një arbitër mes tyre, pikërisht De Biasin.

 

Kështu, pasi ka marrë përsipër këtë përgjegjësi, italiani i Kombëtares shqiptare ka rreshtuar skuadrat në mesfushë, dhe më pas ka vijuar ndeshjen, shkruan panorama sport.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet