Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka zhvilluar një takim e amabasadoren e re të Holandës në vendin tonë, Van de Weerd.
Në takim u diskutua vazhdimi i bashkëpunimit holandez dhe shqiptar në të ardhmen, sidomos mbi të drejtat e njeriut, si në Shqipëri dhe jashtë vendit, pasi të dy vendet janë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, theksuan burime nga ambasada e Holandës.
Në takim u ra dakord që Holanda dhe Shqipëria do të vazhdojnë të punojnë në fushën e sundimit të ligjit dhe prioritetet e tjera kryesore të rëndësishme për Shqipërinë me qëllim të statusit të saj si një vend kandidat të BE-së. /a