Rafael Benitez këmbëngul se është i lumtur në Napoli. Ai thotë se bisedimet mbi të ardhmen e tij do t’i zhvillojë në muajt e ardhshëm. Kontrata aktuale e ish-trajnerit të Liverpoolit me klubin nga “San Paolo” do të përfundojë në qershor.
“Unë kam qenë i qartë. Do të flas me presidentin në dy ose tre muajt e ardhshëm”, ka theksuar Benitez për Rai Sport.
“Unë jam i lumtur këtu. Dua të nxjerr më të mirën nga skuadra në çdo ndeshje. Nuk ka absolutisht asnjë klub tjetër që më intereson. Çdo gjë tjetër për të ardhmen time është spekulim”, ka shtuar spanjolli.