Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Armina Mevlani: Unë nuk e prisha martesën e Shkëlzen Berishës…

arminaArmina Mevlani ka vendosur të flasë dhe mbi të gjitha të shfajësohet me një çiltersi shembullore.

“E di që lidhja jonë është përdorur politikisht, që e kanë shfrytëzuar kundër nesh, por nuk jam unë personi i tretë që u fut brenda çiftit”, kështu ka rrëfyer ajo në emisionin “Takimi i pasdites” të Rudina Magjistarit.

Armina ka lënë të kuptohet se marrëdhëniet e Shkëlzenit me ish bashkëshorten e tij, Sadije Berisha, ishin në rënie dhe vetëm pas kësaj, lindi dashuria e çiftit të ri me shikim të parë.

Pastaj Armina ka thënë: “Edhe unë kam vuajtur shumë, edhe Shkëlzeni gjithashtu, por e di që edhe zonja (ky qe termi që përdori për ish gruan) ka vuajtur. Por këto janë gjëra të jetës që kështu vijnë. Ne na ka ardhur natyrale”.

Duke folur për dy fëmijët e Shkëlzenit, Armina ka lënë të kuptohet se nuk i ka takuar, por se i do ata si pjesë e pazëvendësueshme e njeriut që dashuron.

Për divorcin e të dashurit të saj aktual, Armina ka folur pas një ndërhyrjeje të gjatë të Rudina Magjistarit që e ka quajtur paraardhësen: një grua të mrekullueshme.

Pjesa ku gjatë intervistës, Armina u duk më e kontraktuar dhe ulte vështrimin në tokë teksa fliste, ishte kur ajo u pyet për marrëdhëniet e saj me Sali dhe Liri Berishën.

Që pas ballos së fundit presidenciale të fundvitit ku dy çiftet ishin së bashku, por u komentuan shumë sikur nuk folën me njëri tjetrin, Armina është përpjekur të sqarojë gjithçka. Ajo ka pohuar se i ka takuar prindërit e Zenit-kështu e thërriste gjatë gjithë emisionit- dhe është ndjerë mirë me ta.

“Është ndryshe kur ata që i ke njohur përmes ekranit, por kur i takon realisht” ka thënë ajo, duke ulur përsëri sytë në tokë dhe duke shtuar” “edhe Zeni i ka takuar prindërit e mi”. Pastaj ka shtuar: Ata janë njerëz të veçantë dhe ndihesh mirë në bisedë, besoj ashtu janë ndierë edhe ata me mua. Unë dhe Zeni jemi rritur me ndjenjat e respektit për familjen”.

Ky ka qenë rrëfimi i parë televiziv i Armina Mevlanit për një ekran shqiptar. Ajo nuk e kish treguar kurrë më parë historinë e dashurise së saj, që shpesh ka pushtuar faqet e kronikës rozë.

E për këtë një meritë të veçantë ka edhe drejtuesja e emisionit Rudina Magjistari, që përpos talentit të saj, ka përdorur me sa duket edhe një favor tjetër për të bindur Arminën të flasë.

Pjesa e parë e intervistës ishte një dialog i gjatë publiciteti për butikun që Armina ka hapur së fundi në bllok.

Armina ishte në bisedë, siç është në realitet, e gjallë, e këndshme, e bukur dhe e zgjuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet