Këngëtarja shqiptare, Argjentina Ramosaj është shtatzënë.
Burimet pranë çiftit i kanë thënë emisionit “Express” të KTV-së se këngëtarja është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin Dukagjin Fetahu.
Ndonëse asgjë nuk mund të vërtetohet nga pamja e këngëtares, koha do ta dëshmojë të vërtetën. Këto ditë, si kundërpërgjigje ndaj motit të ftohtë, çifti ka vendosur që të kalojë pushimet në ishujt tajlandezë.
Por ajo sot është befasuar nga i dashuri i saj, i cili i ka propozuar martesë në një mënyrë shumë të veçantë. Ai i ka shkruar në rërë: “Marry Me?”
Argjentina natyrisht se i është përgjigjur pozitivisht propozimit të Dukagjinit. “Natyrisht se thash po”, ka komentuar këngëtarja.
Krijuesja e hitit “Si Shiu”, vazhdimisht ka postuar fotografi në rrjetet sociale, duke treguar se po e shijojnë udhëtimin e tyre.