Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz vdiq sot në moshën 91-vjeçare, njoftoi televizioni shtetëror saudit.
Mbreti do të varroset pas faljes së mesditës në Riad.
Abdullah bin Abdulaziz ishte i shtruar në spital prej disa javësh pas një infeksioni në mushkëri.
Televizioni shtetëror saudit shtoi se vëllai i tij, Salman, 79 vjeç, do të jetë mbreti i ri i vendit të pasur me naftë