Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Albanian Airways”, kompania e re ajrore në Shqipëri

avionMe iniciativë të investitorëve kuvajtianë në qiellin shqiptar do flururojë një kompani tjetër ajrore, e quajtur “Albanian Airways”.

Kjo firmë e re e cila pritet që të nisë punimet e saj me fillimin e sezonit turistik në Shqipëri, do të ketë dhe një linjë direkte mes Kuvajtit dhe Tiranës, por edhe vendeve të tjera të Gjirit Persik.

Kompania “Albanian Airways”, me investues kuvajtianë do ta ketë bazën e saj në Shqipëri dhe do të ofrojë po ashtu edhe shërbime të tjera për qytetarët shqiptarë.

Destinacionet e tjera që do të ofrojë kjo linjë do të jenë vendet europiane si Parisi, Londra, Brukseli, Zyrihu dhe sigurisht dhe destinacionet e shtetit fshqinj, Italisë.

Para disa ditësh qeveria shqiptare hoqi regjimin e vizave me Kuvajtin dhe me ardhjen e “Albanian Airways” çdokush do të ketë mundësinë që të vizitojë vendet turistike të gjirit.

“Albanian Airways” ka financues kompaninë kuvajtiane AJD dhe fillimi i fluturimeve në këtë kompani do të nisë me fillimin e sezonit të ri veror në fillim të majit përmes avionëve të tipit AIRBUS

Ditën e enjte Ambasada Kuvajtiane mbajti një mbrëmje gala për të prezantuar projektin në fjalë, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria e Jashtme, Dhoma Amerikane e Tregtisë, si dhe disa ambasadorë të huaj në vend.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet