Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vdesin 20 emigrantë afrikanë gjatë udhëtimit për në Evropë

emigranteAnijet patrulluese në Maltë e kanë zënë një barkë të vogël indiane të emigrantëve me 80 persona në bord, derisa 20 të tjerë raportohet se kanë vdekur gjatë udhëtimit.

Gazeta Times e Maltës, e ka bërë me dije lajmin për vdekjen e 20 personave duke shtuar se Malta dhe Italia jugore, janë pikat kryesore të mbërritjes së emigrantëve të cilët vijnë nga Afrika veriore për në Evropë.

Gazeta ka thënë se 80 emigrantët e shpëtuar, disa ditë i kanë kaluar mbi det.

Mungesa e ligjit në Libi iu ka mundësuar kontrabandistëve që përmes anijeve të vogla, të synojë dërgimin e qindra personave në Evropë.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet