U arrestua në operacionin “Xibraku”, Ermal Hoxha kërkon lirimin në Apel

Aktualitet

ermal-hoxha15I dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikantëve të drogës, të ndaluar në operacionin “Xibraku”, Ermal Hoxha kërkon lirimin e tij në Gjykatën e Apelit.

Siç mësohet, Ermal Hoxha përmes dy mbrojtësve të tij ligjorë kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg”, në atë të “Detyrimit për t’u paraqitur” dhe për këtë arsye, ata i janë drejtuar Gjykatës së Apelit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ermal Hoxha ka refuzuar të pranoje akuzat ndaj tij, duke thënë se ai nuk ka të bëjë me trafikun e dergoës, teksa pranon se ka bërë shoqërimin e dy kolumbianëve, Cesar Avila e Valther Moreno, që u kapën në laboratorin e përpunimit të drogave të forta në Xibrakë të Elbasanit, thjesht e vetëm për interesat e tij ekonomike, pa ndonjë lidhje me trafikun e drogës, sikurse e akuzon Prokuroria për Krime të Rënda.

Hetimi për grupin kriminal nisi më 18 dhjetor 2014, pas një informacioni të ardhur nga autoritetet gjermane dhe pas një muaji hetim u bë edhe goditja, duke dërguar në pranga disa prej të dyshuarve, mes tyre dhe Ermal Hoxha, i cili është dhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

ME TE LEXUARAT