Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trafiku i drogës, nipi i Enver Hoxhës udhëtoi 6 herë në Mal të Zi

ermal-hoxha15Policia dyshon se një nga ngarkesat e drogës së laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit mund të ketë dalë nga Shqipëria në rrugë tokësore drejt Malit të Zi. Burime pranë uniformave blu bënë me dije se dyshimet për këtë erdhën pas verifikimeve të hyrje-daljeve nga Shqipëria të të arrestuarve.

Edhe pse ende nuk janë marrë në pyetje të gjithë të arrestuarit, hetuesit thanë për Vizion Plus se nga këto verifikime nipi i ish-diktatorit rezulton të ketë dalë nga pika kufitare e Murriqanit mbi 6 herë brenda pak ditëve dhe shumica e lëvizjeve të tij është bërë me automjete të marra me qera, të cilat rezultojnë në pronësi të personave të tjerë.

Sipas policisë udhëtimet e Ermal Hoxhës janë bërë në periudha kohore të ndryshme, por ajo që ka ngritur dyshime janë lëvizjet gjatë vitit 2014, ndërkohë që priten dhe zbardhjet e kamerave të sigurisë, por edhe regjistrat e kontrolleve të pikës kufitare.

Deri më tani asnjë nga të arrestuarit nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, ndërkohë që policia po kërkon Pranvera Ebeling, e cila mendohet se ishte një nga transportueset e sasive të Kokainës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet