Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

S’ka marrëveshje, minatorët e Trepçës vazhdojnë grevën

trepceMinatorët e Trepçës nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për të lënë grevën. Edhe pas katër orë bisedimesh mes menaxhmentit të Trepçës dhe kryetari të Mitrovicës, Agim Bahtiri, në përpjekje për t’i bindur ata për ta ndërprerë grevën, një gjë e tillë nuk është arritur.

Mediat kosovare shkruajnë se kryetari Bahtiri, ka apeluar para gazetarëve, tek institucionet qendrore, që të bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyrë që minatorët grevist të dalin sa më shpejt nga horizonti i tetë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i shoqëruar nga menaxhmenti i Trepçës, ka qëndruar mbrëmë deri në mesnatë me minatorët grevist të Trepçës.

Bahtiri në një prononcim për Veriu.info ka treguar se arsyeja e qëndrimit të tij dhe menaxhmentit të Trepçës tek minatorët grevist, ka qenë pezullimi i përkohshëm i grevës, në mënyrë që t’i jepet afat Qeverisë t’i përmbush kërkesat e minatorëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet