Futbollisti Cristano Ronaldo u maskua si një i pastrehë për t’i bërë një suprizë një vogëlushi, tifoz i Realit të Madridit.
Sulmuesi portugez iu afrua fëmijës, i cili e pa i habitur për pak sekonda dhe vetëm kur Cristiano hoqi paruken dhe mustaqet falso të ngjitura, e kuptoi se në fakt ‘personi i pastrehë’ ishte idhulli i tij, që i dhuroi një top të autografuar.
Surpriza tërhoqi vëmendjen edhe të personave kalimtarë që shfrytëzuan rasti për të shkrepur ndonjë foto me futbollistin e famshëm, fitues të Topit të Artë.