Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama pret ambasadorin amerikan Lu: Nxitje paqes dhe stabilitetit në rajon

rama donald luKryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Donald Lu. Në qendër të këtij takimi ishte miqësia e ngushtë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në kuadër të aleancës në NATO. Kryeministri Rama e njohu Ambasadorin Lu me prioritetet e qeverisë shqiptare dhe e siguroi atë për rolin e vazhdueshëm që Shqipëria, si vend anëtar i NATO, do të luajë në nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Roli i Shqipërisë në koalicionin global kundër ISIL dhe promovimi i harmonisë fetare në vendin tonë ishin gjithashtu çështje të rëndësishme të diskutimit. Kryeministri e falënderoi Ambasadorin amerikan për kontributin e vyer që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për shqiptarët dhe Shqipërinë si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane ndaj integrimit europian të vendit tonë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet