Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama: Çmimi i naftës ka renë me 20%

ramaKryeministri Edi Rama tha se çmimi i naftës ka shënuar ulje me 20 për qind, megjithatë shqiptarët e paguajnë naftën shumë më shtrenjtë se fqinjët e tyre në rajon. Rama thotë se çmimi është ulur krahasuar me dy vite më parë, por ndërkohë në tregjet ndërkombëtare ky çmim ka pësuar ulje me thuajse 50 për qind, çka në Shqipëri nuk është reflektuar.

“E para, askush nuk po thotë që çmimin e uli qeveria, po vetëm që çmimi nuk u rrit po u ul dhe ky është fakt! Pra sot, naftën ne Shqipëri e paguajmë 20 për qind me pak se një vit më parë. E dyta, krahasimet me Gjermaninë e me Anglinë dhe me ekonomitë e forta te Evropës, ia kemi lënë atyre që ikën. Kush bën të tilla krahasime nuk do qe te kuptoje se ekonomia shqiptare sapo ka nisur te dale nga gropa e madhe e para një viti dhe nuk mund te rimëkëmbet siç duam, përveçse me kontributin e te gjithëve!”, thotë Rama.

“E treta, që të arrimë të krahasohemi me vendet normale as nuk duhet ta çojmë nëpër mend dhe jo më ta presim nga qeveria të bëjë politika badjahava me fatin e vendit e të fëmijëve të këtij vendi. Kjo qeveri nuk është krijuar për të vazhduar t`i tregoje popullit përrallën e gomarit qe kur po e hante ujku mbyllte sytë dhe thoshte “O Zot ishalla jam në ëndërr!”. Kjo qeveri është krijuar për të bërë shtet, për të siguruar që të gjithë respektojnë ligjit dhe paguajnë detyrimet e tyre, ashtu siç u takon; që nga dritat deri tek taksat sipas të ardhurave që kanë. Të tjerat janë politike e vjetër ose muhabete qe s`na nxjerrin asgjëkund”, shkruan Rama.

Ndërkaq kryeministri më herët, ka shkruar se opozita synon që shqiptarët t’i bëjë të pakënaqur. “Ju thanë që çmimi do rritet si askund në botë. Që veturat, kamionët, anijet, madje edhe furrat e bukës do ndalen. Tani ju thonë pse nuk ulet më shumë se kudo në botë… Sepse kanë vetëm një dëshirë; T`ju mërzisin sa të munden! Vetëm një punë: T`ju gënjejnë sa të munden! Vetëm një qëllim: T`ju përdorin si të munden! Për një arsye të vetme: Pushtetin e tyre të humbur! Ngrenë gishtin dhe akuzojnë përditë për plagët e panumërta që hapen vetë. Për borxhet e mëdha. Për gropën e energjisë. Për kancerin e korrupsionit në arsim e shëndetësi. Madje kanë kurajën të na akuzojnë deri edhe për drogën e për krimin që i mbollën dhe rritën në prehrin e pushtetit të tyre”, shkruan Rama

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. polikum says

    po akoma nuk paskan hyre ngjyrat ne shqiperi pervec te bardhes e te zezes jeni me keq se tifozet e semure nuk doni te shihni asgje me shume se ajo qe ju intereson e kjo eshte semundja e shqiptareve ne vite e ndoshta ne shekuj

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet