Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Publikohen pamjet e vjedhjes së trofeve të skuderisë Red Bull

pamjetttIshte 6 dhjetori i kaluar kur 6 persona vodhën mbi 60 trofe në selinë e Red Bull në Milton Key Dones. Edhe pse disa prej tyre janë rikuperuar policia ende nuk ka arritur të gjejë autorët dhe për të realizuar këtë mision vendosi të shpërndajë imazhet e telekamerave të sigurisë.

Në videon e shkurtër prej 13 sekondash shihen keqbërësit me kapuca në kokë që me një makinë 4×4 thyejnë portën kryesore të ndërtesës dhe fillojnë të rrëmbejnë trofetë e fituar nga Sebastian Vettel, Webber dhe Daniel Ricciardo në garat e Formula Një.

Pas këtij akti të shëmtuar Christian Horner, drejtuesi i skuadrës së Red Bull u shpreh se ndihej i shkatërruar nga kjo grabitje dhe 60 trofeve që ishin grumbulluar me punën e disa viteve, duke shtuar se vlera e tyre është e jashtëzakonshme për skuadrën si pasojë e sforcove të jashtëzakonshme që ka bërë për ti siguruar.

Disa nga trofeutë e vjedhur më saktësisht 20 prej u gjetën më pas në një liqen në Berkshire, por policia ende nuk ka arritur të vihet në gjurmët e autorëve dhe tanimë kërkon ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion për të kontirbuar në zbulimin e cështjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet