Akuzave të PD për çmimin e naftës iu përgjig nga selia rozë deputeti i PS Ervin Bushati. Sipas tij opozita duhet t’i thërrasë kujtesës për çmimin e naftës gjatë qeverisjes së tyre.
“Për çmimin e naftës mund të flasë kushdo, përveç Partisë Demokratike.Partia Demokratike e gjeti çmimin e naftës 100 lekë për litër dhe pas tetë vjetësh në qeverisje e la çmimin e naftës 195 lekë për litër. Dyfish!Në tetë vjet Partia Demokratike nuk e pyeti njëherë të vetme veten se pse shqiptarët paskan paguar më shumë se të tjerët.
Në më pak se dy vjet, çmimi i naftës nga 195 lekë për litër, është sot 160 lekë për litër.Është ulur, mesatarisht 20% dhe ky është një fakt. Po ulet me të njëjtat ritme si kudo, jo për meritë të qeverisë, por sepse po ulet çmimi i naftës në tregjet botërore.
Ndaj, teksa çmimi i naftës po ulet e do të vazhdojë të ulet, Partia Demokratike është e fundit që duhet të flasë, pasi në tetë vjet qeverisje, ndryshe nga ne, çmimin e shtrenjtoi, nuk e uli.”