Njëri nga basketbollistët më të mirë në histori të NBA, Shaquille O’Neal, do të fillojë punën si polic në qytetit Doral të Floridës.
Katër herë kampioni i NBA, i cili e ka përfunduar karrierën në vitin 2011, i ka kryer trajnimet për polic dhe tashmë e ka dhënë edhe betimin zyrtar.
42-vjeçari do të bëjë punën e policit për t’u shërbyer si model të rinjve, ndërsa nuk do të marrë rrogë.
O’Neal e ka provuar ndjesinë e të qenit polic edhe në komedinë “Grown Ups 2”, ndërsa tash do ta bëjë në jetën reale.
Ndryshe, gjatë karrierës 20-vjeçare si basketbollist, O’Neal ka luajtur për Orlando Magic, Los Angeles Lakers, Miami Heat, Phoenix Suns, Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics.