Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

MPJ: Kemi kërkuar drejtimin e dy Komiteteve të tjera të OSBE

Ministria-e-Puneve-te-Jashtme-479x350Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar sot ndaj akuzave të deputetit të opozitës, Aldo Bumçi se  MPJ nuk ka pranuar propozimin e OSBE-së për të marrë kryesimin e njërit prej 3 komiteteve të këtij organizmi.

Dje në seancën e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme, Bumçi tha se Ministri Jashtëm i ka bërë dëm pozitës së Shqipërisë, sidomos në kohën kur Presidencën e OSBE-së do ta kryesojë Serbia.

Burime nga MPJ theksuan sot për ATSH-në se nga tre komitete që ka OSBE, MPJ ka kërkuar që të marrë drejtimin e dy prej tyre, përkatësisht Komitetit për çështjet e sigurisë dhe atë për të drejtat e njeriut, ku edhe eksperienca e vendit tonë është më e madhe.

“OSBE-ja ka tri komitete, një për çështjet e sigurisë, atë për të drejtat e njeriut dhe ai për çështjet ekonomike, sociale dhe mjedisore. Ne si ministri kemi kërkuar që të marrim drejtimin e një prej dy të parave, duke marrë parasysh edhe eksperiencat tona, kontributin tonë në këto dy komitete si dhe objektivat tona kombetare. Por na është ofruar vetëm drejtimi i Komitetit të Çështjeve Ekonomike.  Propozimi na ka ardhur direkt nga vetë organizata e OSBE-së”, u shprehën për ATSH-në burime nga MPJ

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet