Një 42 vjecar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një arsenal armësh.
Hazbi Kutagja, banor i komunës Suç, u kontrollua nga policia fillimisht për dhunë në familje, ku bashkëjetuesja me iniciale I.K, kishte bërë denoncim në polici, por më pas iu gjet arsenali i armëve që 42 vjecari i mbante të fshehura në banesë.
Kutagjës iu gjetën dy pushkë model 56, një automatik, 200 copë fishekë, dy granata dore, 6 ndezëse granatash, 125 kapsolla elektrike, 10 kallëpe tritoli dhe 20 metër fitil zjarrpërcjellës. Hazbi Kutagja ishte person që rezultoi se vidhte dhe energjinë elektrike.
Ndaj 42 vjeçarit rëndon akuza e dhunës në familje, mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake dhe vjedhje energjie elektrike.