Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mashtrimi me TVSH, në gjyq 4 subjekte të përpunimit të skrapit

apel durresProkuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 4 shtetas dhe 4 subjekte private, të angazhuar në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit, të akuzuar për krijimin e një skeme mashtruese me rimbursimin e TVSH-së.

Sipas Prokurorisë, nga kjo skemë mashtruesë është vërtetuar se dëmi që i ka ardhur shtetit arriti në vlerën e mbi 23 milionë lekëve të reja. Hetimi është realizuar në bazë të referimit dhe bashkëpunimit të mëtejshëm me Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Në përfundim të hetimit, Prokuroria ka ngritur akuzat për veprën penale “Falsifikimi i formularëve” kryer në bashkëpunim dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim.

Personat dhe subjektet private që u dërguan për gjykim: 

1.      Ihab Younes, dtl. 1979, me shtetësi egjiptiane, hetuar me masë sigurimi “arrest me burg” (në mungesë)

2.      Ndriçim Hysolli, dtl. 1957, hetuar me masë sigurimi “arrest në shtëpi”

3.      Giuliano Perrone, dtl. 1952, me shtetësi italiane, hetuar me masë sigurimi “detyrim për paraqitje”

4.      Dritan Laska, dtl. 1974, i hetuar me masë sigurimi ”Arrest në burg”

5.      “XHULJA- AMR” sh.p.k

6.      “BEHERA GROUP” sh.p.k

7.      “Damiani Demolicioni” sh.p.k

8.      ”Kevin” sh.p.k

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet