Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mancini: Shaqiri mund të luajë edhe të dielën

manciniMenaxheri i Interit, Roberto Mancini thotë se Shaqiri është i gatshëm që të luajë edhe për të dielën.

Shaqiri shënoi mbrëmë golin e parë që zhbllokoi ndeshjen ndaj Sampdorias, duke qenë kështu lojtar kyç për kualifikimin e Interit në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Dhe, Mancini beson se ai është i gatshëm që të luajë edhe të dielën, në ndeshjen ndaj Torinos, transmeton koha.net.

“Shaqiri është stërvitur dhe ka luajtur shumë mirë. Më ka befasuar për të mirë dhe besoj se mund të luajë edhe të dielën”, deklaroi Mancini pas ndeshjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet