Luis Figo dhe Olivier Bierhoff flasin për Xherdan Shaqirin

Aktualitet

shaqiri-inter15Goli i shënuar dhe paraqitja e mirë në fitoren kundër Sampdorias kanë bërë që Xherdan Shaqiri të marrë lëvdata të shumta.

Ish-futbollist i njohur gjerman, Olivier Bierhoff, e ka çuar në qiell futbollistin e Përfaqësueses së Zvicrës. Ish futbollisti i Udineses dhe Milanit mendon se mesfushori kosovar mund të arrijë shumë në klubin zikaltër.

“Për mendimin tim Shaqiri ka bërë mirë që ka shkuar te Interi. Ai është një futbollist me shumë cilësi dhe që di t’i bëjë për vete edhe tifozët”, ka theksuar Bierhoff për portalin zviceran “Blick”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lëvdatat për Shaqirin nuk kanë munguar as nga ish-mesfushori i Interit, Luis Figo. “Është një futbollist me shumë kualitete. Mendoj se ai bëri gjënë e duhur duke iu bashkuar një klubi të madh siç është Interi. Shpresoj që të kalojë një pjesë të dytë fantastike të edicionit dhe të jetë në gjendje t’i ndihmojë Interit të arrijë synimet”, u shpreh Figo.

ME TE LEXUARAT