Legjenda Luis Figo, elozhe për Shaqirin

Sport

Xherdan-Shaqiri-287x200Legjenda e Portugalisë, Luis Figo, ka lavdëruar Xherdan Shaqirin, i cili mbrëmjen e te merkures realizoi golin e parë me Interin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Xherdan Shaqiri ka marrë lëvdata nga Luis Figo, pasi realizoi golin e të parë për Interin në fitoren 2-0 ndaj Sampdorias, e cila u mundësoi neroazzurrëve të kualifikohen në çerekfinalet të Kupës së Italisë.

“Është një futbollist me shumë kualitete, mendoj se ai mori vendimin e duhur duke iu bashkuar një klubi të madh si Inter edhe për faktin se Inter është një mundësi e madhe për futbollistët e nivelit të larte si ai”, deklaroi Figo për të përditshmen zvicerane “Blick”.

“Shpresoj që të kalojë një pjesë të dytë fantastike të sezonit dhe të jetë në gjendje te ndihmojë Interit të arrijë synimet”, u shpreh ish-sulmuesi i Interit, Real Madridit dhe Barcelonës

ME TE LEXUARAT