Mediat britanike shkruajnë se ish-Miss Turqia po përballet me gjyqin për shkak se ka postuar një shkrim kritik në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Arrestimi i Merve Buyuksarac, 26 vjeçe, sipas “Dailymail”, vjen pas një tjetër goditjeje në vend ndaj mediave kritike, pas atentatit terrorist në Paris.
Pas arrestimit, 26-vjeçarja u tha policëve se ajo kishe postuar një poezi nga revista javore satirike Uykusuz, ndërsa shpjegoi se e fshiu postimin menjëherë pasi miqtë e saj e lajmëruan se mesazhe të tilla mund të çojnë në procedim penal.