Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Kreu i Mitrovicës: Minatorët e Trepcës pranë daljes nga greva

rama-trepcaKryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i shoqëruar nga menaxhmenti i Trepçës, ka qëndruar mbrëmë deri në mesnatë me minatorët grevist të Trepçës.

I pari i Mitrovicës në një prononcim për Veriu.info ka treguar se arsyeja e qëndrimit të tij dhe menaxhmentit të Trepçës tek minatorët grevist, ka qenë pezullimi i përkohshëm i grevës, në mënyrë që t’i jepet afat Qeverisë t’i përmbush kërkesat e minatorëve.

“Po mbrëmë deri në mesnatë kemi qëndruar me minatorët grevistë, të cilët i përkrahi në realizimin e kërkesave të tyre shumë të drejta. Mirëpo, ne kemi kërkuar nga ta që ta ndërpresin përkohësisht grevën, në mënyrë që t’i jepet kohë Qeverisë t’i përmbush kërkesat e shprehura nga minatorët”, ka thënë Bahtiri për Veriu.info.

Ai ka bërë të ditur se për sot në ora 10:00 ka lënë takim minatorët grevistë, ku do t’i vizitoj së bashku edhe me drejtorin menaxhues të Trepçës.

“Së bashku me drejtorin e Trepçës, sot në ora 10:00 do të takohemi prapë me minatorët për të biseduar, pasi që jemi shumë afër që t’i bindim ata për ta pezulluar grevën për një kohë, gjë që besoj se do ta arrijmë sot”, shprehet Bahtiri

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.