Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kodheli në Shkup: Mbështesim Maqedoninë drejt NATO-s

kodhMinistria e Mbrojtjes,  znj. Mimi Kodheli ndodhet në Maqedoni në një vizitë zyrtare dy ditore. Gjatë qëndrimit të saj në Maqedoni, znj. Kodheli pati një takim me homologun e saj, Ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Zoran Jolevski. Të dy homologët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy ministrive dhe mes dy vendeve mike. Ministria Kodheli i rikonfirmoi homologut të saj  maqedonas se “Shqipëria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe uron që vendi ynë fqinjë shumë shpejt të bëhet anëtare me të drejta të plota e Aleancës”.  Të dy ministrat nënvizuan se, Shqipëria dhe Maqedonia mbeten të angazhuara në luftën e tyre kundër terrorizmit dhe çdo lloji tjetër kërcënimi për paqen, sigurinë e qytetarëve tanë dhe vlerave demokratike të dy vendeve tona.

Znj. Kodheli pati një takim me Presidentin e vendit z. George Ivanov, të cilin e siguroi se Shqipëria do të qëndrojë në krah të Maqedonisë në përpjekjet për t’u bërë pjesë e Aleancës. Znj. Kodheli nënvizoi se, “Qartësisht Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv në marrëdhëniet me Maqedoninë edhe në momente tensionesh ndëretnike. Për Shqipërinë, paqja dhe stabiliteti i Maqedonisë janë interes kombëtar i shqiptarëve”, vijoi ajo, duke theksuar se “dialogu dhe veprimi i shtetit ligjor për të gjithë qytetarët njëlloj do të ndihmonte në përmirësimin e mirëbesimit ndëretnik”.

Ministria Kodheli pati një takim me Kryeministrin e Maqedonisë, z. Nikola Gruevski. Gjatë këtij takimi znj.Kodheli dhe z,Gruevski diskutuan për sfidat më të mëdha me të cilat po përballet, jo vetëm rajoni por mbarë bota, siç është terrorizmi.

Për znj. Kodheli e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë terrorizmit është bashkëpunimi mes vendeve tona dhe besimi i palëkundur te NATO.

Në të gjitha takimet, ministrja e Mbrojtjes kërkoi zbatimin pa zvarritje të marrëveshjes së Ohrit, duke e vlerësuar si domosdoshmëri të vendosur nga NATO, për anëtarësimin e plotë në Aleancë.  Duke i’u referuar çështjes së emrit, znj. Kodheli tha se Shqipëria mbështet zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes së emrit, konform qëndrimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli pati një takim edhe me zv.kryeministrin Musa Xhaferri, kryetarin e komisionit të Sigurisë Parlamentare z. Emil Dimitriev.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, ministria e Mbrojtjes do të nënshkruajë edhe “Memorandumin Për Shkëmbimin e Ekspertëve”, si dhe i hapën rrugë “Memorandumit për Pjesëmarrjen në RSM-në Afganistan”.

Në ditën e dytë të vizitës në Maqedoni, Ministria Kodheli do të ketë takime edhe me drejtuesit e partive politike shqiptare, kryetarin e BDI-së z.Ali Ahmeti dhe kryetarin e PDSH z. Menduh Thaçi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet