Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Itali, arrestohet në aeroport shqiptari i dyshuar për terrorizëm

malpensaaaNjë shtetas shqiptar 30 vjeç, është arrestuar nga policia në aeroportin e Katanias, sepse zotëronte dokumente false. Sioas kontrolleve,  ka dalë se ai ishte denoncuar në 13 janar në Malpensa, sepse edhe në atë rast iu gjendën dokumente të falsifikuara me të cilat donte të hipte në bordin e një avioni për në Londër.Shqiptari, kishte një aparat ku ishin ruajtur disa foto të tij me një tjetër person ndërsa mbanin në duar një armë automatike kallashnikov. Kjo gjë ka sjellë alarmin e policisë italiane, e cila dyshon se bëhet fjalë për një terrorist, ashtu siç kanë shkruar menjëherë edhe mediet kryesore sot.

Aparati iu gjet nga policia kufitare e aeroportit gjatë kontrollit, ku mes të tjerash iu sekuestruan edhe dokumente të tjera me nënshtetësi të ndryshme. 30-vjeçari kishte një biletë për në Londër, të blerë në internet dhe u paraqit në pikën e kontrollit të një avioni që nisej për në Bukuresht me dokumentin e tij origjinal  dhe me fletëhyrjen e rregullt.

Por pasi kaloi kontrollet rutinë, në vend që të shkonte aty ku do të nisej për në Rumani, u drejtua te porta që të çonte te avioni i Londrës. Ai kishte një tjetër biletë të stampuar ‘on line’, pasi e kishte blerë po në internet për të udhëtuar për kryeqytetin e Britanisë së Madhe me dokumente false.

Kontrollet që çuan në arrestimin e tij, janë bërë lidhur me masat e marra ditët e fundit për të përforcuar kufijtë ajrorë, detarë dhe tokësorë në të gjithë Italinë.

Ky ndalim, vjen pak ditë pasi shtypi italian kishte shkruar se në Romë dhe qytete të tjera, veprojnë prej kohësh celula me xhihadistë shqiptarë dhe kosovarë që rekutojnë njerëz për llogari të Shtetit Islamik për të luftuar në Siri dhe Irak.

Pikërisht dy ditë më parë, Departamenti i Sigurisë Publike në Itali, u ka dërguar të gjithë zyrave të kufirit, një qarkore të re, ku kërkohet fuqizimi i masave të sigurisë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të vendit, përmes një “kontrolli rigoroz” në lidhje me bazën e të dhënave dhe një kontrolli më të imtësishëm të listave të pasagjerëve të avionëve në rrezik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet