Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Haxhinasto në Durrës: Plan masash për sigurinë në portet e vendit

haxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka kërkuar marrjen e masave për hartimin e planeve të sigurisë në portet e vendit si dhe ndryshimin e tarifave portuale.

Në analizën vjetore të transportit detar, Haxhinasto u ndal në mënyrë të veçantë te çështja e sigurisë së porteve, duke thënë se vendi ynë nuk është i përjashtuar nga probleme që lidhen me trafiqet dhe terrorizmin.

“Siguria është një çështje emergjente dhe kërkon përmirësim të ndjeshëm. Jo vetëm realiteti me të cilin përballen portet tona, por edhe sfidat që përballemi në kuadër të zhvillimeve ndërkombëtare, si trafiqet dhe terrorrizmi kërkojnë prioritarizimin e sigurisë. Dhe dom osdoshmërisht duhet të kemi në vendin e duhur të gjithë infrastrukturën dhe kapacitetet n jerëzore që portet tona të jenë të sigurta.

Ministri kërkoi më shumë cilësi dhe siguri edhe nga operatorët që veprojnë në portet shqiptare, ndërsa paralajmëroi paketë speciale për Kosovën.

“Shërbimet mbështetëse dhe shërbimet logjistike duhen përmirësuar. Porti duhet të konsiderohet nga ju për tërësinë e elementëve, kapaciteteve dhe shërbimeve që ofron dhe të marrë angazhimin tuaj çdo element i tij, vetëm kështu mund të jenë portet tona të konkurueshme.Është koha të trajtojmë një paketë të veçantë për biznesin e Kosovës që përdor portet tona, me qëllimin për të krijuar lehtësira maksimale për komunitetin e biznesit kosovar”- tha ai.

Aktualisht portet shqiptare shfrytëzohen rreth 60% të kapaciteteve, ndërsa sektori shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet