Banka Qendrore Evropiane (BQE) do të blejë deri në 60 miliardë euro të borxhit publik dhe privat, çdo muaj, nga marsi i këtij viti deri në shtator të vitit 2016, deklaroi sot presidenti i saj, Mario Draghi.
”Këshilli i guvernatorëve vendosi të fillojë programin e gjerë të blerjes së aksioneve”, theksoi Draghi në një konferencë shtypi në Frankfurt.
Vendimi i BQE-së, një ofensivë monetare, pritej prej kohësh prej saj.
Ndërkohë, monedha e përbashkët evropiane, euro, ra menjëherë pas deklaratës së Mario Draghit.
Ajo u shkëmbye me 1,1520 dollarë, ndërkohë që sot në mëngjes ajo kuotohej 1,1592 dollarë./