Balada e bukur nga Ellie Goulding për filmin e shumëpritur “50 Shades of Grey” tani ka edhe një videoklip të bukur.
Klipi i këngës “Love me like you do” ka pjesë nga filmi por edhe Ellie paraqitet duke vallëzuar nën tingujt e këngës të cilën ajo e ndjen shumë dhe e ka shumë për qejf.
“Unë nuk kam dëshirë të dëgjoj veten time duke kënduar, por kjo këngë ka dalë mu ashtu siç e kam paramenduar dhe e ndjej njëlloj siç e kam për zemër këngën ‘Burn’”, ka thënë Goulding në një intervistë.
Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat ndërsa tani edhe klipin janë duke e pëlqyer shumë.