Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Deshmia për tritolin në pallat, Ardian Kollozi s`paraqitet në gjykatë

julian-sinanaj14Gjykata e Krimeve të rënda shtyn seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve si “banda e tritolit”, grup kriminal qe realizoi dhe tentoi te realizonte disa vrasje me pagese. Shtyrja e seances eshte bere për shkak të mungesës së dëhsmitarëve.
Seanca gjyqësore ka vazhduar me dyer të mbyllura por nuk ka zgjatur shumë për shkak se dëshmitarët e thirrur nga gjykata nuk ishin paraqitur, mes tyre edhe ish-drejtori i ALUZNI-t Ardian Kollozi.

Këtij të fundit në qershorin e 2013 i vendosen eksploziv ne pallatin ku banonte. Julian Sinanaj deshmoi pas arrestimit se e montoi bomben pasi ishte paguar nga kushërinjte Mëhillaj por ai nuk e dinte se kush ishte porositesi i vertete dhe motivi i ngjarjes. Sinanaj ka pranuar se i kishte vendosur një sasi tritoli në derën e apartamentit zotit Kollozi. Si pasojë e shpërthimit nuk kishte të lënduar.
Avokatet e kusherinjve Mehillaj e kane kunderuar akuzen duke hedhur poshte deklarimet e dhena nga Julian Sinanaj.
Në sallë ndodheshin dy të penduarit e bandës, Sinanaj dhe Gjokona që kanë kërkuar të ballafaqohen me dëshmitarët për të provuar akuzat ndaj bandës së tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. drejtesi says

    Nga i merrni keto te dhena qe kusherinjte Mehillaj kane paguar per tritolin e Ardian Kollozit.Genis Mehillaj as nuk eshte akuzuar per kete veper.Jeni gazetare apo cfare jeni? Si i beni keto shkrime kaq pa pergjegjesi.Megjithate kjo eshte shume pak ne krahasim me masakren qe keni bere ju me kete ceshtje nje vit rjesht duke shpifur, duke shkelut te gjitha te drejtat e ketyre njerezve e duke ju krijuar rezikshmeri per jeten, duke shkelur te gjitha detyrimet qe ju parashtrohen ju si media.Po keto probleme nuk fillojne nga ju. Pse s’prisni te flase drejtesia?! Cfare nxitimi keni?! Kush ju nxiton?!Kujt i sherbeni se vetem drejtesise dhe te vertetes jo?Cfare eshte per ju gazetaria dhe qytetaret,kavie laboratori qe mund te hidhni mbi ta cfare tju interesoje.Shpresojme qe e verteta te zbardhet dhe te gjithe shkelesi e ligjit te pergjigjen para tij

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet