Cozman me vetura luksoze nëpër Tiranë (Foto)

Showbiz

tuna-cozman-londerReperi i Babastars, Cozman, po e shijon maksimalisht jetën në Tiranë teksa po e shoqëron të dashurën e tij Tunën e cila po merr pjesë në Dancing With the Stars.

Cozman i cili po mban në dijeni fansat e tij dhe të Babastars për aktivitetin dhe atë që bën, nuk ka hezituar të shfaq veturat luksoze të cilat ai i shfrytëzon në kryeqytetin shqiptar.

Ai së fundmi ka publikuar një fotografi me një Porsche në vlerë disa qindra mijëra euro, teksa gjithnjë me vete e ka edhe veturën e tij tradiconale me të cilën udhëton, një Range Rover Sport i serisë së fundit.

Reperi ka edhe shoqërinë e antarëve tjerë të 'labelit' në Tiranë, pasi që atje tash e sa kohë janë edhe Getoar Selimi, Skivi dhe Dj Jungle.

ME TE LEXUARAT