Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Cavani: Ja “konflikti: që kam me Ibrahimovicin

cavani-ibraEdinson Cavani ka reaguar menjëherë pas raportimeve të fundit se marrëdhëniet mes tij dhe Zllatan Ibrahimovicit janë të tensionuara. Sulmuesi uruguaian këmbëngul se nuk ka asnjë pakënaqësi ndaj gjigantit suedez, nga i cili mund të mësojë shumë.

“Nuk kam asnjë problem me Ibran. Ky është thjesht një spekulim mediatik. Shtypi në Francë po kërkon të krijojë probleme”, ka theksuar Cavani.
Më tej ai e ka vlerësuar maksimalisht Zlatan Ibrahimovicin. “Ekziston një respekt reciprok mes meje dhe Ibrahimovicit. E si mund të mos kem respekt për të? Zlatan ka shkruar historinë dhe unë mund të mësoj shumë prej tij”, ka shtuar Cavani.

Ndikimi i Edinson Cavanit në lojën e Paris Saint Germmainit nuk ka qenë ai i pritshmi që nga qershori i vitit 2013, kur iu bashkua kampionëve të Francës pasi la Serinë A. Përqindja e ulët e realizimeve lidhet me praninë në skuadër të Ibrës, që mbetet zgjedhja e parë e trajnerit Laurent Blanc si qendërsulmues. Në fillim të këtij viti uruguaiani u pezullua dy ndeshje nga Blanc për thyerje të disiplinës së klubit, por në dy sfidat e fundit ish-sulmuesi i Napolit ka realizuar 2 gola, duke fituar më shumë kredite te drejtuesit e klubit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet