Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bylykbashi: S’ka reformë në drejtësi pa zhbërë ligjet e miratuara pa “OK” e opozitës

bylykbashiVetëm zhbërja e të gjitha ligjeve që kanë prekur sitemin e drejtësisë, të miratuara me forcën e kartonave nga mazhoranca, do të ulë opozitën në tryezën e reformës në drejtësi.

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti Oerd Bylykbashi, tha se duhet një reformë në interes të qytetarëve dhe jo të Kryeministrit apo Kryetarit të parlamentit.

“Zhbërja e këtyre ligjeve është shumë e rëndësishme. Apo zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në këtë domen është shumë i rëndësishëm. Ajo që duhet të jetë prioriteti ynë është prioriteti për një reformë në drejtësi sipas të gjithë parametrave që presin shqiptarët dhe BE. Jo interesi i Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit apo kujdo personi në enturazhin e tyre që kërkojnë të kapin kontrollin e drejtësisë.Dhe këto që kanë bërë deri më sot, qoftë ligji për Gjykatën e Lartë, qoftë ligji për KLD, ligji për pezullimin e gjyqtarëve, shkolla e Magjistraturës apo edhe këshilluesve të ndihmësve ligjorë të Gjykatës Administrativejanë vetëm me një emërues të përbashkët. Emrat konkret të personave që do të emërohen do të shkakrkohen në sistemin e drejtësisë.Dhe kjo do të thotë kërkesë për kontroll”.

Ndryshimet në ligjet e drejtësisë sipas Bylykbshait, bien ndesh me pavarësinë që duhet të gëzojnë këto institucione.

“ Një sistem gjyqësor që nuk është i pavarur është po aq i keq sa një sistem që është i korruptuar. Të dyja këto të këqia ne duhet ti luftojmë, por duhet ti luftojmë sëbashku, jo njëherë një pjesë që i intereson Edi Ramës dhe më pas shohim për pjesën tjetër”.

Për deputetin demokrat, Oerd Bylykbashi, i cli ka qënë në krye të betejës ligjore, kur këto ligje kaluan në sitën e Gjykatës Kushtetuese, i gjithë proçesi për reformën në drejtësi është nisur keq.

Sipas tij duhet konsensus politik, ndërhyrje terësore me ekspertizë të ndërkombëtarëve dhe gjithpërfshirje, kritere këto që nuk janë respektuar për asnjë ligj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. marko says

    Hoj murrashe hoj.pick e semes.cpo behet smeret vesh.te jesh shumic keq.pakice keq.hajt e gjej ane me budallenjte qe duan dhe tna drejtojne pa le

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet