Mbikëqyrësi i një restoranti në Aeroportin e Prishtinës ka raportuar në Polici se për një javë rresht, ish punëtori i po të njëjtit restorant e ka ngacmuar atë në rrjetin social Facebook.
Policia nuk jep detaje se çfarë lloj ngacmimi, por thonë se i dyshuari është arrestuar, por pas intervenimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Viktima mashkull ka raportuar se në intervalin kohor prej 12.1.2015 deri me 20.1.2015 në rrjetin social “Facebook” është ngacmuar nga i dyshuari mashkull.