Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aleanca e Grave Deputete, aksion kundër dhunës ndaj grave

grateNë ambientet e Kuvendit të Shqipërisë u mblodh sot asambleja e Aleancës së Grave Deputete, të cilat, pavarësisht përkatësisë politike, u bënë bëshkë për të diskutuan rreth situatës së krimeve mbi gratë dhe e krimit në familje.

Aleanca e Grave Deputete në ditët e ardhshme do të aktivizojë një aksion kombëtar për sensibilizimin e gjithë institucioneve kundër këtij fenomeni dhe të një qasjeje tjetër aktive dhe shumë më të kujdesshme ndaj këtij krimi që shpesh konsumohet në heshtje.

Deputetja Bregu u shpreh se dhuna ndaj grave në vitet e fundit ka kapur shifra tronditëse dhe apeloi që ndërgjegjësimi duhet të nisë nga burrat.

“Duhet të ndërgjegjësohemi se dhuna lëndon familjen, duhen ndihmuar gratë e dhunuara, ne nuk jemi treguar shumë të egër në luftën kundër dhunës në familje dhe ndaj grave. Shifrat e sotme janë tronditëse për të gjithë shoqërinë”, tha ajo.

Bregu tha se “Sot na duhet të përcaktojmë fushatat për djemtë dhe burrat, të edukohen se nuk mund të gosdasin dhe dhunojë një grua. Jo ndërgjegjësim grave por burrave, të gjithë shoqërisë. Të ndërtojmë në mënyrë urgjente mbështetje për gratë dhe viktiamt e dhunës”, tha Bregu, ndërsa kërkoi edhe mbështetjen e mediave për sensibilizim.

Ajo shtoi më tej se ka dorëzuar në Kuvend dy nisma ligjore, njëra prej të cilave kërkon që të ndalohen me ligj komentet denigruese dhe ofenduese për gratë në mediat on line.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet