Aguero: Ja pse nuk flas me Lionel Messin

Aktualitet

aguero-messi15Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero e pranon se linja e komunikimit me yllin e Barcelonës, Lionel Messin është mbyllur.

Aguero thotë se miqësia e tij me bashkëkombësin e tij do të jetë e mbyllur deri pas ndeshjeve City-Barcelona, që do të zhvillohen në muajin shkurt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Do të jetë një lojë e rëndësishme për mua, sepse unë do të luaj kundër mikut tim të madh Messit. Por, ne futemi në fushë që të fitojmë, ka thënë Aguero.

Klubi ynë ka investuar një shumë parash që në të arrijmë sa më larg që është e mundur në Ligën e Kampionëve, edhe pse ne e dimë se kjo do të jetë një ndeshje e fortë, tha sulmuesi argjentinas.

ME TE LEXUARAT