21 Janari, PD ngre pyetjen : Pse Rama nuk i nxjerr përgjegjësit

Politikë

dumaNga Vlora, Partia Demokratike i ka cilësuar homazhet e kryeministrit për viktimat e 21 janarit, një show, ndersa angazhimin e shoqërisë civile të stisur.

Pasditen e 21 janarit 2015 nga selia blu e qytetit bregdetar, Sekretarja për marrëdhëniet me Publikun e PD-së, Grida Duma ftoi Ramën të gjejë të vërtetën e vrasjes së 4 personave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ku janë sot ata që i përdori me lot e me lule. Dolën në boulevard, u vranë 4 njerëz për të cilën duhej të mbajnë përgjegjësi. Pse nuk i nxjerrin përgjegjësit”

 

Partia Demokratike, në vazhdimësi ka deklaruar se në grupin parlamentar të mazhorancës janë rreth 19 persona me precedent penal, ndonëse deri në këto moment nuk ka dhenë emra konkret. Por kjo heshtje për emrat, sipas Dumës, është vetëm cështje kohe.

 

“Ne kemi informaicone që ka njerëz që po bëhen gati për mandatin tjetër, njerëz që vijnë nga malavita”, u shpreh Duma.

ME TE LEXUARAT