Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbulohet ekipi i ri që do të huajzojë Mario Balotellin

balotelliDrejtuesit e Lazios janë duke menduar për bërë një transferim të madh në afatin kalimtar të dimrit. Bëhet fjalë për Mario Balotellin, i cili nuk po gjen hapësira në skuadrën e Liverpoolit nën drejtimin e Brendan Rodgersit. Klubi i presidentit Claudio Lotitto bën një hap përpara për t’i dhënë trajnerit Stefano Pioli një alternativë më shumë në garën për zonën e Ligës së Kampionëve.

Situata aktuale e ish-bomberit të Interit dhe Milanit është kritike. Edhe pse u ble gjatë muajve të verës për rreth 20 milionë, Liverpooli e konsideron si një objekt misterioz dhe jashtë orbitës së kuqe. Në këtë mënyrë, Lazio synon transferimin e tij në Romë për ta integruar sërish në futbollin italian pas aventurës së tij të fundit në Milano. Alternativa më e mundshme e finalizimit të këtij operacioni është transferimi në huazim pa detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Në rast transferimi, LIverpool do të paguajë gjysmën e 4.8 milionë eurove. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola po punon për ta mbyllur sa më shpejt këtë çështje gjatë ditëve të ardhshme. 24 vjeçari e nisi karrierën në vitin 2006 te Lumezzane dhe një sezon më pas u transferua në Milano ku veshi fanellën zikaltër.

Ishte trajneri Rafa Benitez ai që e largoi nga skuadra e tij në 2010-ën me destinacion Manchester Cityn ku Balotelli u aktivizua për 3 vjet pa lënë gjurmë në Ligën Premiere. Më pas ishte radha e Milanit dhe stacioni i fundit për një nga lojtarët me pritshmëritë më të mëdha në Itali, por kuqezinjtë vendosën për largimin e tij gjatë verës së kaluar me drejtim Liverpoolin ku Balotelli ka ngrohur bankinën në pjesën më të madhe të ndeshjeve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet