Vrau gruan dhe deshi ta hante, polici kanibal del nga burgu e kërkon partnere
Lajmifundit
/
21 Janar 2015, 20:23
Soft
Një ish-polic kanibal, i cili u dënua pasi vrau dhe kishte planifikuar të gatuante e të hante ish-bashkëshorten e tij, është liruar nga qelia.
Tani ai duket se po kërkon një partnere të re.
Në mënyrë të habitshme, 30-vjeçari Gilberto Valle ka vënë gatimin në listën e preferencave të tij në një profil për gjetje partnerësh “online”.
i dënuari me banim në Nju Jork ka qenë në burg që nga viti 2012, shkruan: “Po rregulloj gabimet e së shkuarës dhe po rindërtoj jetën time.”