Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vjedhja e energjisë, 18 të arrestuar në tre ditë t e fundit

sahatiiiNë  të gjithë vendin gjatë tre ditëve të fundit  kanë vepruar  145 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE, çdo ditë.  Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici –  OSHEE në5.119raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  37raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  37 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë  18 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë  shpallur në kërkim  9 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 10 autorë. Gjithashtu  janë ndërprerë 3.842 lidhje të abonentve debitorë dhe 37 lidhje të paligjshme.

Si dhe  janë kontrolluar 209 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.  Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet