Videoja e përplasjes së Lamborghini Huracan me 336 kilometër në orë

Soft
Videoja e përplasjes së Lamborghini Huracan me 336 kilometër

Policia në Hungari ka publikuar një video të shtatorit të vitit të kaluar ku shihet si një Lamborghini Huracan që përplaset teksa ecte me një shpejtësi më shumë se 300 km/h.

Celulari që mbahej nga dora e pasagjerit të makinës luksoze, ka regjistruar videon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të shihet si drejtuesi i mjetit ecën me shpejtësi marramendëse, duke kapur edhe 336 km/h humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me trafikndarësen.

Makina me vlerë rreth 230 mijë euro shihet e shkatërruar nga pamjet pas aksidentit.

Për fat të dy pasagjerët i mbijetuan këtij aksidenti edhe pse morën plagë të rënda.

ME TE LEXUARAT