Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vëllai i Olldashit: Koli, shumë miq tu larguan nga frika se u prishet biografia

vellai-olldashiArdian Olldashi, vëllai i ish-deputetit të PD Sokol Olldashi, ka publikuar në Facebook një foto të vëllait të tij dhe ka rikujtuar një mesazh për Kolin ku thotë se shumë miq po i largohen për shkak të frikës së u prishet biografia.

I dashur Kol, e mban mend se cfarë të shkruajta më 22 korrik në darkë vonë? Po të ta përsëris se kam vënë re se sa shumë miq të janë larguar. Disa se nuk u duhesh më, të tjerët kanë frike se u prishet biografia, ndërkohë që ndërgjegjen gjithmonë të prishur e kanë pasur por shumë e shumë të tjerë të kanë qëndruar, janë ata që nuk pritën kurrë gjë nga ty.
Derisa dora dhe mendja të të udhëheqin mos pusho së dashuruari jetën. Dhe në pas mundësi të ndihmosh një njeri të vetëm nuk do kesh jetuar së koti. Mos vështro njerëz të vegjël që vinë rrotull, por vështro njeriun e madh që është në brendësinë tënde. Jeto duke konsideruar veten tëndë në pazhurmësi dhe kështu do të rigjesh qetësinë dhe paqen.
Në mes të zhurmës nuk ndihen frymëmarrjet dhe psherëtimat e njerëzve që duan, bëj të mundur mosndjesinë e ligësisë njerëzire, por vlerëso mirësinë e tyre. Nga një vëlla vëllait.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet