Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shfrytëzoi hyrjen në fuqi të sanksioneve të reja për shkeljen e rregullave të Qarkullimit Rrugor për të komunikuar me publikun. Gjatë një takimi të mbajtur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Tahiri deklaroi se qytetarët duhet të sensibilizohen dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas tij, rregullat nuk janë për të cënuar qytetarët por për ti mbrojtur ata nga aksidentet. Sipas parashikimeve ligjore, kushdo që do të shkelë me të kuqe semaforin do të gjobitet nga 20 -30 mijë lekë të reja. Nëse shkelja e semaforit do të përsëritet brenda 2 vjetësh, gjoba do të jetë nga 50 mijë në 100 mijë lekë dhe do të shoqërohet me pezullim të lejes së drejtimit nga 9 deri në 12 muaj.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Postimi i meparshem
Meta takon Gruevskin: Sa më shpejt hekurudha që lidh Shqipërinë me Maqedoninë
Postimi tjeter
1 Comment
Pergjigju
Cancel Reply
Jam nje drejtuese automjeti, dhe jam shume e rregullt ne drejtimin e makines. Mire une gjobitem per shkelje dhe identifikohem bashke me disa drejtues te tjere, po me mijera qytetare te pandergjegjshem qe i bien shkurt rruges si do i behet halli dhe fajin gjithmone e ka shoferi?!
Uroj dhe shpresoj qe te vendosen rregulla per te gjithe.