Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Papa: Mos përdorni kontraceptivë, fëmijët dhuratë nga Zoti

Papa-Françesku4Papa Françesku ka thënë se familjet e mëdha janë “dhuratë e Zotit”. Komentet vijnë vetëm disa ditë pasi ai ka thënë se katolikët nuk kanë nevojë “të shtohen si lepuj”.

Duke folur për gazetarët më 18 janar, në lidhje me kundërshtimet e Kishës Katolike për kontracepsionin artificial, Papa ka thënë se ka shumë mënyra për të rregulluar lindjet, që janë miratuar nga Kisha.

Sot, kreu i Selisë së Shenjtë ka thënë se shkaku kryesor i varfërisë është sistemi i padrejtë ekonomik dhe jo mbipopullimi.

“Familjet e shëndosha janë thelbësore për jetën e shoqërisë”, u ka thënë Papa të tubuarve në Sheshin e Shën Pjetrit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet