Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mbërrin në tokë mesazhi alien nga 5.5 miliard vite dritë larg

sinjali2015Shkencëtarët kane thene se kanë kapur ne Toke një sinjal transmetimi të një jetë aliene nga një distancë prej 5.5 miliard vite dritë larg planetit tone.

Transmetimi u kap nGA radioteleskopi CSIRO Parkes në Australi dhe zgjati pak milisekonda.

Sipas eksperteve është rasti i parë që kapen të tilla sinjale nga hapësira, që prej vitit 2007 kur edhe u ndërtua për herë të parë teknologjia nevojshme.

Referuar shkencëtarëve, në momentin e transmetimit burimi ka çliruar një energji të barabartë me atë që çlirohet nga Dielli në një ditë.

Një pjesë e shkencëtarëve shprehen më skeptikë. Ata thonë se më shumë se sa një sinjall i dërguar nga një jetë aliene, ajo që është kapur është energjia e çliruar nga shpërbërja e një ylli neutronesh nga i cili më pas është formuar një vrimë e zezë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet