Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryeministri Mustafa i shkruan letër minatorëve të Trepçës

isa-mustafa-vitiKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar sot një letër minatorëve të Trepçës, të cilët i ka siguruar se Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e  nevojshme dhe të mundshme ligjore, që statusi i Trepçës të zgjidhet një herë e përgjithmonë  në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në letër, kryeministri Mustafa, ka sqaruar hapat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës të cilat kanë evituar falimentimin e Trepçës dhe kanë siguruar perspektivë zhvillimore për të.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar asnjë veprim që do të  dëmtonte interesat e Trepçës dhe të shtetit të Kosovës, duke apeluar për ndërprerjen e grevës dhe që të gjithë së bashku, t’i përkushtohen punës në interes të vendit, në interes të shtetit të Kosovës. Këshilli grevist i minatorëve të Trepçës tashmë e ka pranuar këtë letër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet