Policia e Austrisë ka arrestuar një bandë me anëtarë nga Ballkani (shqiptarë dhe serbë), duke vënë në pranga 12 persona të dyshuar.
Pas një operacioni ku u angazhuan mbi 120 forca të rendit, policia austriake ka goditur bandën e quajtur “La Familia”.
Sipas policisë mësohet se shumica e të arrestuarve ishin nga shqiptarë nga Kosova dhe serbë që akuzohen se kanë kryer 51 akte dhune dhe ka grabitur dhjetëra shtypi austriake.
Ata dyshohen gjithashtu edhe për disa plagosje. Gjatë aksionit me cilësinë e provave janë konfiskuar disa armë të kalibrave të ndryshëm, thikë, kapuça që shërbenin për maskim dhe një sërë mjetesh të tjera.