Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Evolucioni i iPhone, si ndryshoi super-telefoni ndër vite

iphone-viteiPhone i parë u hodh ne treg në 29 qershor 2007 dhe kishte një ekran prej 3.5 inçësh.

Që prej asaj kohe iPhone ka njohur një zhvillim tëpër të madh duke u bërë ndër telefonat më të kërkuar në botë.

Aktualisht është në treg iPhone 6 dhe 6 Plus dhe po punohet për nxjerrjen e një telefoni akoma më të avancuar.

iPhone në thuajse 8 vjet jetë ka njohur një ndryshim në dizajn, madhësi, kapacitet dhe cilësi.

Modeluesit e telefonave kanë bërë një ikonografi ku duket ndryshim i iPhone që prej daljes së tij të parë.

iPhone 6 dhe 6 Plus aktualisht janë të pajisur të dy me sistemin e njohjes së shenjave të gishtit dhe kanë një ekran përkatësisht 4.7 dhe 5.5 inç.

Të dy kanë ekran me Retina HD dhe kanë opsionin Apple pay.

Që prej daljes së tij të parë iPhone ka shitur më shumë se 500 milionë kopje në mbarë botën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet