Ricardo Dos Santos, kampion brazilian i surfit në ujë është qëlluar dhe është vrarë nga dy narkomanë pranë banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në Guarda do Embrau në Brazil.
Sportisti kampion 24-vjecar i kërkoi dy të rinjve të mos pinin drogë pranë banesës së tij por për këtë pagoi me jetë.
Ata e qëlluan kampionin me armë zjarri tri herë duke e lënë të vdekur.
Dy persona janë arrestuar nga policia në lidhje me ngjarjen ndërsa mësohet se mes autorëve është edhe një ish punonjës policie.